Raychel, kombinimi më perfekt i suksesit dhe bukurisë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Prill 2018 15:54

Raychel Frew është një nga femrat më të klikuara në rrjetet sociale. Bukuroshja australiane ka një pasion të veçantë për surf. Në vitin 2008 ajo mori pjesë edhe në një event bukurie ku u zgjodh Miss Hawaiian Tropic. Këtë kurorë më parë e ka mbajtur edhe Andrea Salas, gruaja e portierit të Real Madrid, Keylor Navas para disa vitesh në Kosta Rika.

Raychel e fitoi këtë konkurs kur ishte 19-vjeçare. Tashmë ajo punon edhe si modele ndërsa ka përfunduar studimet e larta për fizioterapi, profesion që edhe e ushtron.

Si modele, ajo ka punuar për agjenci të rëndësishme në vendin e saj dhe pasi u shpall Miss Hawaiian Tropic ajo mori pjesë në konkursin botëror që u mbajt në Las Vegas, në të cilin triumfoi. Kjo bëri që ajo të bëhej më pas pjesë e jurisë në këtë event për vitin e ardhshëm.

Ndryshe bukuroshja është krahasuar me aktoren e suksesshme, Angelina Jolie për kombinimin e bukurisë me inteligjencën dhe karrierën që po bën. Raychel punon për marka të famshme në botë dhe ka qenë imazh në revistat më të rëndësishme për meshkuj. Mjafton të shikoni fotot e saj dhe do të kuptoni përse kjo vajzë cilësohet kaq e suksesshme! /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike