RB Leipzig demolon Mainzin, Timo Werner mbylli ndeshjen me het-trik

24 Maj 2020

Rasenball Sport Leipzig e ka demoluar Mainzin në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga duke e mposhtur 5-0 në udhëtim.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Timo Werner shënoi golin e parë për skuadrën e tij, me një asistim të Konrad Laimer.

Por, RB Leipzig vazhdoi me presion edhe mĂ« tĂ« lartĂ«, e qĂ« arriti tĂ« dyfishonte rezultatin mĂ« anĂ« tĂ« Yussuf Poulsen (23′), qĂ« u shĂ«rbye mjaftĂ« mirĂ« nga Marcel Sabtizer.

Marcel ❀ #Sabitzer#M05RBL (40.) 0:3 pic.twitter.com/UPyHvNVNjl

— RB Leipzig (@DieRotenBullen) May 24, 2020

Ishte minuta e 36-të kur të dy lojtarët e golit të dytë ndryshuan rolet e tyre, për të shënuar edhe golin e tretë ndaj vendasve.

45 minutëshi i dytë ishte disi më i qetë, pasi RB Leipzig arriti të shënonte vetëm dy gola.

Werner në minutën e 48-të arriti të shënonte golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për skuadrën e tij më një asistim të Kevin Kampl.

Und nochmal TIMOOOOO ??? = D-R-E-I-E-R-P-A-C-K fĂŒr @TimoWerner #M05RBL (75.) 0:5 pic.twitter.com/UDLp5Qwjjy

— RB Leipzig (@DieRotenBullen) May 24, 2020

Por, sulmuesi gjerman nuk ndaloi me kaq dhe realizoi het-trik në minutën e 75-të, duke u asistuar nga Poulsen, e kështu morën një fitore bindëse.

Pas javës së 27-të RB Leipzigu gjendet në pozitën e tretë me 54 pikë, derisa Mainzi lufton për mbijetesë duke u renditur në vendin e 15-të me 27 sosh.

Në javën e 28-të, Leipzigu do të takohet me Hertha Berlinin, ndërsa Mainz i shkon Union Berlinit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan