Reagon Kukësi: Përgjegjësit të përgjigjen para ligjit, na kanë dëmtuar imazhin dhe financat

22 Shkurt 2020

Pas Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të Tiranës, edhe Kukësi ka ngritur zërin për aktet vandale që sollën shkatërrimin e 164 stolave në “Air Albania Stadium”, 19 prej të cilëve në sektorin ku ishin akomoduar tifozët e Kukësit.

Kukësi kurrsesi nuk pajtohet me nëj reagim të tillë ndaj një humbjeje dhe u kërkon organeve kompetente ndëshkimin e përgjegjësve.

Reagimi i Kukësit:

Klubi i Kukësit dënon ashpër sjelljen e disa individëve që kanë shkaktuar dëme në stadiumin “Air Albania” duke thyer 19 stola dhe njëkohësisht duke dëmtuar imazhin por edhe financat e klubit. Këto individë, kurrsesi nuk mund të përfaqësojnë tifozerinë tonë e cila ka treguar shpesh herë se është në krah të ekipit dhe nuk e ka dëmtuar por vetëm e ka mbështetur.
Një rezultat negativ nuk është fundi i kampionatit dhe sjellje të tilla, nuk e ndihmojnë aspak skuadrën për të ecur drejt objektivit titull. Klubi i Kukësit mbështet plotësisht organet përkatëse që kanë nisur hetimet për evidentimin e personave përgjegjës të cilët do të marrin edhe ndëshkimin në bazë të ligjit dhe rregulloreve.
Kukësi është i tifozëve dhe i tillë do të mbetet. Individë të veçantë nuk mund të prishin këtë lidhje, sepse mjafton fakti që jemi të detyruar të luajmë larg shtëpisë sonë. Bashkë jemi më te fortë!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan