Real Betis mund të nënshkruajë edhe me një yll të Lyonit, Traore në radarin e tyre

12 Maj 2020

Raportohet se Real Betis pëlqen sulmuesin e Olympique Lyonnais, Bertrand Traore dhe e ka kthyer si objektiv për transferim veror.

Marca dhe L’Equipe shkruajnë se sulmuesi nga Burkina Faso është në listën e shkurtër të lojtarëve që po kërkohen nga Betis.

24-vjeçari u bashkua me klubin francez për 10 milionë euro në verën e vitit 2017, pas një sezoni te Ajax, të cilin ai ndihmoi deri në finalen e Ligës së Evropës.

Traore shënoi 20 gola në sezon e tij të parë për gjigantët e Ligue 1, por forma e tij ​​ka ngecur pasi në dy vite ka shënuar vetëm 15 gola.

Traore ka humbur rëndësinë e tij te Lyon dhe thuhet se është i hapur për një ndryshim të klubit këtë verë.

Traore është një ish-shok i skuadrës me yllin e Real Betis, Nabil Fekir dhe të dy klubet thuhet se kanë marrëdhënie të mira. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com