Real Betisi shpreson të transferojë pesë lojtarë nga Barcelona

26 Maj 2020

Real Betisi është duke shpresuar që të huazojë apo të transferojë përfundimisht plotë pesë lojtarë nga Barcelona.

Sipas Diario Sport, rivali i katalunasëve në La Liga dëshiron të transferojë lojtarët si, Ansu Fati, Carles Alena, Riqui Puig, Junior Firpo dhe Francisco Trincao.

Betisi ka ndërtuar raporte shumë të mira me Barcelonën ndër vite, e që shpreson që të arrijë së paku marrëveshje për huazimin e shumicës prej tyre.

Blaugranasit janë të gatshëm të heqin dorë nga një pjesë e këtyre lojtarëve, derisa nuk përjashtojnë huazimi i lojtarëve si Ansu Fati e Riqui Puig.

Kampioni i ligës spanjolle dëshiron të largojë disa prej anëtarëve shkaku që planifikon të bëjë disa transferime të mëdha.

Prioritet i tyre mbetet rikthimi i Neymarit nga Paris Saint-Germain dhe transferimi i Lautaro Martinez nga Interi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan