Real, Kroos kritikon trajnerin Lopetegui

13 Tetor 2018

Toni Kroos  ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj trajnerit Julen Lopetegui dhe vendimeve të tij taktike te Real Madridit. Mesfushori gjerman i cili është një nga lojtarët më të mirë të momentit, mund të mbulojë shumë pozicione në mesfushë.

Mirëpo gjatë këtij sezoni, Kroos nën drejtimin e Lopetegui është pozicionuar më thellë në mesfushë, diçka komplet e kundërt me rolin e tij natyral, pasi gjerman kërkon që të shkojë më përpara dhe ta shtyjë skuadrën në sulm, e jo të luajë rolin e mesfushorit brazilian, Casemiro. “Më pëlqen të luaj më thellë, por unë nuk jam Casemiro”, ka deklaruar Kroos.

Ish-lojtari i Bayern Munichut, gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 10 ndeshje me madrilenët, një ndeshje më pak se Casemiro. Aktualisht mesfushori është i angazhuar me kombëtaren gjermane në ndeshjet e Ligës së Kombeve. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan