Real Madrid bën ofertën marramendëse për yllin e Premier League

Real Madrid ka pasur një verë të vështirë pas largimit të Ronaldo-s në drejtim të Juventus-it për 105 milionë euro, dhe dështimi për ta zëvendësuar portugezin i ka nevrikosur tifozët e Realit. Sot, Don Balon ka publikuar bombën e merkatos: presidenti i “Los Blancos” Perez në ditët e fundit të merkatos ka vendosur të fokusohet totalisht te  Harry Kane, dhe është duke përgatitur një ofertë të çmendur prej 250 milionë eurosh për Tottenham-in.

Për sulmuesin anglez, cili u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit në Rusi me gjashtë gola, janë gati rreth 30 milionë euro në sezon, shifër më e lartë nga ajo që përfitonte CR7.

Oferta është pa dyshim joshëse; mbetet për t’u parë nëse Tottenham do ta pranojë këtë ofertë të ‘çmendur’ dhe të privohet nga kapiteni, pasi merkato në Angli mbyllet më 9 gusht. Kjo shumë do të ishte më e madhe që është paguar ndonjëherë për një futbollist. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.