Real Madrid është gati që të bëjë ‘goditjen’ e verës

Neymar është protagonisti që po kulmon në merkaton e verës. Për muaj me radhë ka pasur spekulime dhe thashetheme se e ardhmja e brazilianit është prioritet i madh i Real Madridit për merkaton e kësaj vere. Çdo gjë bazuar mbi dëshirën që Florentino Perez aktualisht dëshiron një lojtar që të kompensojë vendin e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo. Dhe, lojtari për të cilin ai pret është ylli i PSG, Neymar. Por, veç tij ai për të plotësuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dëshiron që të afrojë dhe Thibaut Curtois dhe Eden Hazard…

Në lidhje me Nyemar, “El Pais” shkruan këtë të mërkurë se babai i ish-lojtarit të Barcelona-s, që siguroi kalimin te PSG për një shifër transferimi rekord prej 222 milion eurosh, mësohet t’i ketë thënë liderit të PSG se dëshiron lirimin e djalit të tij, në mënyrë që ai të ndjejë veten se është lojtari më i rëndësishëm. Kjo ka qenë një kërkesë e babait të lojtarit, i cili ka vlerësuar se numri 10 i Brazilit është i vlerësuar në Paris, por se kërkon që të jetë në qendër të vëmendjes për çdo gjë rreth botës së futbollit. Duket qartë se ai kërkon të zërë vendin e lënë bosh nga Ronaldo te Real Madrid. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan