Real Madrid i del kundër Federatës Spanjolle për planet e La Liga-s

18 Tetor 2018

Real Madrid ka kundërshtuar hapur që ndeshja e La Liga-s mes Barcelona dhe Girona të mos luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që La Liga ka pyetur Federatën e Futbollit të Spanjës (RFEF) që ndeshja të zhvillohet në Miami më 26 janar.

Me anë të një letre drejtuar RFEF, Real thotë se është “plotësisht i vendosur që ekipet të luajnë në stadiumet e tyre për integritetin dhe cilësinë e La Liga”-s. Për këtë takim presidenti i RFEF, Luis Rubiales, ka folur duke thënë se është kundër këtij zhvillimi. Ky i fundit ka pasur dhe një takim me Shoqatën e Futbollistëve në Spanjë.

Por, trupa e UEFA-s, Federata e Futbollit të SHBA-ve dhe Concacaf, e cila është kujdesur që loja të zhvillohet në SHBA, kanë kërkuar leje në rajonin e Karaibeve që kjo ndeshje të zhvillohet sipas akordit të arritur.

Takimi që parashikohet të jetë në “shtëpi” për Girona-n, qytet katalanas rreth 60 milje në veri të Barcelonës, është vendosur që të zhvillohet në stadiumin “Miami’s Hard Rock” më 26 janar në orën 19:45.

La Liga, kategoria më e lartë e futbollit spanjoll, ka rënë dakord që një ndeshje në sezon të zhvillohet në SHBA për shkak të marrëveshjes 15-vjeçare me kompaninë mediatike “Relevent”.

Në letrën e tyre, te Real thonë: “Para së gjithashtu ne duam të deklarojmë se Real Madrid nuk ka qenë kurrë i informuar se La Liga ka kërkuar që të luhet një ndeshje apo të ketë bërë një kërkesë ku të na kenë pyetur apo të na kenë marrë opinionin rreth kësaj çështjeje. Ashtu siç duket, La Liga nuk e ka arritur marrëveshjen me Real Madridin, pavarësisht faktit se kjo ndeshje ndikon në kompeticionin që ne bëjmë pjesë”.

Menjëherë pas takimit me La Liga-n, AFE (Shoqata e Futbollistëve të Spanjës) tha se lojtarët do të thonë fjalën e tyre të fundit. Ndërkohë që presidenti i La Liga-s, Javier Tebas tha: “Ekipet kanë luajtur në stadiume të tjerë kur fushat e tyre kanë qenë në rikonstruksion, por edhe në mënyrë që të gjenerojnë më shumë të ardhura. Nëse besojmë vërtetë te pastërtia në futboll, atëherë duhet që të bëjmë një sërë ndryshimesh”. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan