Real Madrid “kërcënon”, Paris SG “mbulon me ar” Kylian Mbappe

05 Nëntor 2019

Harrojeni Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Ai që rrethohet nga shifra të çmendura që pritet të trondisin merkaton e futbollit botëror është Kylian Mbappe. Në pritje të përballjes në tregun e transferimeve, Paris SG dhe Real Madrid po bëjnë një “luftë” të fshehtë për sulmuesin francez dhe sigurisht “armët” e tyre janë paratë.

As.750 8

Nuk është një sekret që Mbappe mbetet “fiksimi” i Florentino Perez dhe sipas “Le Parizien”, presidenti madrilen është gati ta mbulojë me ar futbollistin për ta bindur atë të transferohet në La Liga. Bëhet fjalë për një shifër nga 300 deri në 400 milion euro, që do të mbulojë të gjithë operacionin në merkato, përfshirë vlerën e kartonit dhe të ardhurat e talentit nga një kontratë rekord dhe afatgjatë. Por që kjo të mos ndodhë, Paris SG dhe padroni-sheik I tij Al-Khelaiffi ka gati kundërpërgjigjen.

Nintchdbpict000533231239

Po duke qëndruar në atë që shkruan e përditëshmja franceze, klubi parizien i ka ofruar rinovimin Kylian Mbappe, duke vendosur në tavolinë shifra marramendëse. Nëse firmos, sulmuesi do të trefishonte të ardhurat e tij. Bëhet fjalë për 30 milion euro neto në sezon, aq sa fiton edhe Neymar. Një lëvizje e fortë e kampionëve francezë, që kërkojnë të largojnë përfundimisht talentin e tyre nga çdo tundim në merkato.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com