Real Madrid kërkon të përforcojë mesfushën, objektiv ”ylli” i Interit

Real Madrid kërkon të përforcojë mesfushën, objektiv ”ylli” i Interit

Sipas asaj që shkruan El Desmarque, futbollisti zikaltër ka zgjuar interesin e klubit spanjoll. Bëhet fjalë për futbollistin kroat Marcelo Brozovic, aka Epic Brozo, i cili nuk ka shumë që sapo ka firmosur zgjatjen e kontratës së tij me klubin zikaltër, ku spikaste një klauzole në shifrat e 60 milionë €. Duke parë perfomancën e tij deri në ndeshjen e fundit, pavarësisht humbjes me Atalantan, klauzola në kontratën e tij ishte një shifër relativisht e ulët ne rastin kur klubet jashtë Italisë do të ishin të interesuara për mesfushorin kroat.

Dhe përsa i përket kësaj tematike gazeta spanjolle, ka shkruar se Real Madrid ka shfaqur interes për mesfushorin zikaltër, Brozovic. Real Madrid po punon për të forcuar ekipin dhe sipas asaj që raportohet në Spanjë, Marcelo Brozovic do të jetë shënjestra e radhës për klubin spanjoll. El Desmarque thekson se klubi spanjoll kërkon të paguajë klauzolën: 60 milione €. Përforcimi i mesfushës është një nga objektivat kryesore të Los Blancos.

“Kroati është një lojtar kyç në lojën e Spalletti-t, dhe deri më tani nuk ka luajtur vetëm një ndeshje për shkak të dëmtimit. Në ndeshjen e fundit është ndëshkuar me kartonin e kuq, duke marre dy herë karton të verdhë, ka realizuar dy gola duke treguar se posedon një goditje të madhe. Mesfushori është adaptuar si regjisor tek Inter dhe i ka mbyllur gojën të gjithë atyre që e kritikonin në sezonet e para”, raporton siti spanjoll. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.