Real Madrid nuk ndalet, fiton dhe i përgjigjet rivalëve nga distanca

14 Shkurt 2021

Real Madrid ruan ritmin e rivalëve në garën për titull. Skuadra e Zinedine Zidane i shtoi një tjetër fitore serisë pozitive në La Liga, duke kaluar 2-0 Valencia. Suksesi i madrilenëve u vendos që në pjesën e parë. Benzema kaloi në epërsi të zotët e shtëpisë në minutën e 12-të.

Benzema Real Madrid 2021 Mmwdsl95kedi1fnoyn0mvmy62

Përpara pushimit, Toni Kroos dyfishoi shifrat dhe vulosi fitoren e Real Madrid që ruan vendin e dytë dhe mban gjallë presionin ndaj kryesuesëve të Atletico Madrid.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com