Real Madrid refuzoi milionat e United për një lojtar

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shtator 2018 23:30

Manchester United ishte shumë i interesuar gjatë verës për të blerë mbrojtësin e Real Madrid Raphael Varane, por pavarësisht një superoferte të bërë në drejtim të spanjollëve, përgjigja e Florentino Perez ishte negative.

Sipas medieve britanike Mourinho, i cili gjithmonë është ankuar këtë verë për mungesën e cilësisë në pjesën difensive të skuadrës, kishte shënjestruar kampionin e botës, të cilin e kishte sjellë pikërisht vetë te Real Madrid vite më parë kur ishte në rolin e trajnerit në “Bernabeu”.

Por Perez mësohet të ketë refuzuar kategorikisht shitjen e 25-vjeçarit, i cili konsiderohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë. As oferta prej 112 milionë eurosh mësohet se nuk ka mundur të ndryshojë qendrimin e presidentit madrilen, i cili mendon që me Varane ka siguruar të paktën për një dekadë tjetër, një pjesë të qendrës së mbrojtjes.

Ky është refuzimi i tretë që i është bërë Mourinhos këtë verë, pasi një ditë më parë edhe Jerome Boateng zbuloi se kishte hedhur poshtë mundësinë për të luajtur për “Djajtë e Kuq” gjatë verës, duke mbetur në fund si pjesë e Bayern Munchen.

United gjithashtu provoi të merrte edhe Diego Godin nga Atletico Madrid, por veterani uruguaian nuk pranoi të linte skuadrën e Diego Simeones për të luajtur në kampionatin anglez./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike