Real Madrid vs. Dortmund || Kush fiton?

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
6 Dhjetor 2017 15:21

 

Quiz/ Sa dije keni për Kupën e Botës?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Qershor 2018 15:31
Koha për të testuar veten

Kupa e Botës, gara më e bukur e planetit në futboll. Rusia është pritësja e këtij kompeticoni, ku 32 përfaqësuese do të përballen mes tyre për të përzgjedhur më të mirën. Gjermania, kampionia në fuqi do të përpiqet ta mbrojë titullin. Përveç asaj edhe 19 kombëtare të tjera rikthehen të marrin pjesë në Kupën e Botës, pas eksperiencës në eventin e 4 viteve më para. Kurse Islanda dhe Panamaja konkurrojnë për herë të parë në botëror. Ky është botërori i 21-të në histori. Nëse ju jeni një tifoz i çmendur i këtij kompeticioni, atëherë më poshtë është një quiz, ku mund të testoni njohuritë tuaja për garën më të famshme të planetit. Provojeni!

 

Quiz/ Sa mirë e njihni Lionel Messi-n?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Maj 2018 16:45
Koha për të testuar veten

Futbolli është i bukur falë futbollistëve si Lionel Messi që me magjinë e tyre të lënë me gojë hapur dhe të bëjnë që ta dashurosh këtë sport. Ylli i Barcelonës dhe kapiteni i Argjentinës është unik në llojin e tij. Përveç numrave origjinalë me topin, ai di se si të fitojë trofe. Ka fituar gjithçka me blaugranat dhe ka dominuar futbollin botëror me talentin e tij. Shpesh konsiderohet si futbollisti më i mirë i botës dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Asnjë si talenti i tij. Me miliona janë fansat anembanë botës që e adhurojnë. Nëse edhe ti je fans i "Pleshtit", ky është një quiz për të zbuluar se sa di rreth “Pleshtit”. Koha për ta provuar!

 

Quiz/ A jeni një ekspert i Ligës së Kampioneve?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
17 Maj 2018 11:03
Koha për të zbuluar sa njohuri keni

Finalja e Ligës së Kampioneve po afron dhe interesimi i tifozëve evropianë dhe atyre përtej kontinentit sa vjen edhe shtohet. Përballë janë dy gjigante të futbollit, Real Madridi dhe Liverpool-i që në këtë kompeticion kanë bërë historinë.

Çfarë mund të kërkojë më shumë një ekip se sa të ngrejë trofeun e Champions-it. Një garë unike, ku më të mëdhatë e kontinentit përballen mes tyre. Për vite me radhë historia është shkruar nga lojtarë dhe klube të ndryshme të futbollit. Mijëra janë fansat e pasionuar pas Champions-it. Nëse e ndien veten edhe ti një ekspert të Ligës së Kampioneve, atëherë quiz-i i mëposhtëm është mjeti i duhur për të parë se sa i zoti je. Provoje tani!

 

Quiz/ A jeni një fans i vërtetë i Barcelonës?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Maj 2018 10:14
Është koha për ta zbuluar

Barcelona është një nga klubet më të suksesshme të botës, që me stilin e veçantë të të luajturit dhe me yjet që ka në përbërje, ka bërë për vete me miliona fansa të futbollit anembanë botës.

Pjesë e rëndësishme e blaugranave, të cilët në vitet e fundit kanë qenë të jashtëzakonshëm duke dominuar Evropën dhe botën është edhe Lionel Messi. I konsideruar si futbollisti më i mirë i planetit, “Pleshti” ka luajtur një rol të madh në arritjen e sukseseve të klubit.

Barcelona është klubi i tretë i futbollit që arrin të gjenerojë më shumë të ardhura në botë. Në quiz-in e mëposhtëm ka pyetje në lidhje me blaugranat. Nëse e ndien veten si një tifoz të çmendur të katalanasve, apo dëshiron të testosh njohuritë e tua, ky është rasti i duhur!