Real Madrid zbulon se kur do të prezantohet Eden Hazard

12 Qershor 2019

Real Madridi tashmë ka arritur ta transferojë Eden Hazardin nga Chelsea për një shumë që besohet të jetë rreth 100 milionë euro.

Skuadra spanjolle e kishte kërkuar për disa vite radhazi anësorin belg, mirëpo të Kaltrit i kishin refuzuar ofertat e tyre.

Por, kjo verë ishte vendimtare për Real Madridin, pasi ka arritur t’i marrë shërbimet e Eden Hazardit, ndërsa i ka paguar londinezët 100 milionë euro.

Comunicado Oficial: presentación de @hazardeden10.#WelcomeHazard | #RealMadrid

— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) June 12, 2019

“Lojtari Eden Hazard do të prezantohet nesër, e enjte, 13 qershor, në ora 19:00, në stadiumin Santiago Bernabeu. Hazard do të veshe për herë të parë fanellën e Real Madridit, ndërsa do të paraqitet edhe para mediave”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Lexo po ashtu: Prezantimi i Eden Hazard te Real Madridi më i madh se i Cristiano Ronaldos dhjetë vite më parë

Belgu kishte bërë me dije shumë herë se është ëndrra e tij është që të luajë për skuadrën spanjolle, por edhe që të luajë nën urdhrat e Zinedine Zidanes.

Nga ana tjetër, Hazard ka qëndruar për shtatë vite te Chelseat, duke qenë lojtari i tyre më i rëndësishëm, mirëpo në këtë afat vendosi të kalojë në Spanjë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan