Real Madridi dhe Barcelona pritet ta rivalizojnë Unitedin për transferimin e Sanchos

14 Gusht 2020

Lista e admiruesve të sulmuesit anglez, Jadon Sancho, vazhdon të rritet pasi tashmë garës për shërbimet e tij i janë shtuar edhe Real Madridi dhe Barcelona.

Sancho ka qenë një objektiv kryesor transferimesh për klubin nga Old Trafford, Manchester United.

Megjithatë, një marrëveshje mes palëve nuk është gjendur dhe anglezi pritet të mbetet këtë sezon në Bundesliga.

Lexo po ashtu: Dortmundi i jep ultimatum Unitedit për Sanchon

Por, këtë situatë mund ta shfrytëzojnë klube tjera që thuhet se janë të interesuara në transferimin e Sanchos.

Sipas mediumit The Mirror, Real Madridi dhe Barcelona pritet të hyjnë garës për nënshkrimin e Sanchos vitin e ardhshëm.

Asnjëra nga klubet e La Ligës nuk është në gjendje të bëjë një ofertë për anglezin përpara sezonit të ardhshëm, por gjërat do të ndryshojnë në kohën e një viti.

Sancho aktualisht është në stërvitje para-sezonale me Dortmundin dhe insistoi se është i lumtur që kthehet me shokët e tij të skuadrës. /Telegrafi/

Sipas jush, tek cili ekip Sancho do të kishte më së shumti sukses: Na tregoni më poshtë tek hapësira për komente?

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan