Real Madridi fillon përgatitjet para sezonale, Bale pjesë e stërvitjeve  

08 Korrik 2019

Zinedine Zidane dhe ekipi i tij i janë kthyer punës të hënën për përgatitjet para-sezonale për sezonin 2019/20 dhe Gareth Bale ishte i pranishëm.

Kjo nuk duhet të jetë një befasi, duke pasur parasysh faktin se ai është ende një lojtarë i kontraktuar nga Real Madrid, por pak pritej që uellsiani të ishte ende i pranishëm në kryeqytetin spanjoll këtë verë.

Eden Hazard, Rodrygo, Luka Jovic dhe Vinicius Jr tashmë kanë arritur në Madrid dhe me këta sulmues dhe disa tjerë si Karim Benzema e Marco Asensio do të thotë se Bale do të mbetet poshtë në renditje.

Lexo po ashtu: Real Madridi përshpejton largimet: Konfirmohen pesë largime për 105 milionë euro dhe shumë të tjerë janë afër

Jonathan Barnett, agjenti i lojtarit, ka folur gjatë kundër një largimi nga Los Blancos për Bale, edhe nëse klubi mund të fitojë një shumë të konsiderueshme duke e larguar këtë verë.

Mungesa e ofertave serioze dhe refuzimi i lojtarit për t’u larguar nga klubi kanë bërë që 29-vjeçari të mbetet ende në Bernabeu.

⚽💼 Back to work at #RMCity! #HalaMadrid pic.twitter.com/NBHBjekKXP

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 8, 2019

Uellsianit i kanë mbetur tre vite në kontratën e tij aktuale dhe ai do të jetë pjesë e skuadrës që niset për në Montreal të martën.

Megjithatë, Bale vazhdon të mbetet në treg nga drejtuesit e klubit, të cilët janë të bindur në shitjen e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com