Real Madridi ‘gdhin’ në krye, kalon ‘pengesën’ Espanyol

22 Shtator 2018

Real Madridi rigjen fitoren në kampionat pas hapit fals një javë më parë duke mposhtur në “Santiago Bernabéu” 1-0 Espanyol. Falë golit të Asensio madrilenët ngjiten përkohësisht në krye të La Liga me 13 pikë, 1 më shumë se Barcelona që luan nesër ndaj Girona. Ndeshja ishte e luftuar, por me vendasit që e dominuan takimin duke regjistruar disa raste për gol.

Ndeshja nisi me Realin e Madridit në sulm, Isco jep sinjalin e parë pas 5′ minutash lojë. Mesfushori pati një rast të volitshëm, por shpërdoroi. Gjithsesi vendasit nuk dorëzohen dhe i afrohen golit sërish me Benzema dhe Casemiro, por pa sukses. Nga ana tjëtër Hernan Perez ka një mundësi mjaft të mirë për të kaluar në avantazh Espanyol, por e ndal Thibaut Courtois. Pak para fundit vendasit kaluan në epërsi me anë të Asensio, i cili përfitoi nga një gabim i kundërshtarit dhe e dërgoi topin në rrjetë (41′).

Në avantazh Real Madridi luan pa presion në pjesën e dytë dhe kontrollon lojën, me miqtë që përpiqen të barazojnë nëpërmjet kundërsulmit. Isco ka një mundësi të mirë për të shënuar, por sërish nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Nga ana tjetër vendasit përgjigjen me Borja Iglesias, i cili provon nga hyrja e zonës (65′). “Los Blancos”, kanë një tjetër mundësi mjaft të mirë, por Ramos ndalet nga Diego Lopez, i cili bëri një pritje mahnitëse pas një goditjeje të lirë (73). Pavarësisht rasteve të rrezikshme në minutat e mbetura ndeshja u mbyll me fitoren minimale të vendasve. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan