Real Madridi heq dorë nga Ceballos, pritet transferimi i tij në Ligën Premier

12 Qershor 2019

Real Madridi ka bërë një listë me disa lojtarë që do të largohen në këtë verë, gjersa tashmë ka filluar t’i bëjë transferimet e para.

Skuadra spanjolle ka transferuar Rodrygon, Eder Militaon, Luka Jovicin dhe Eden Hazardin, duke kaluar mbi 200 milionë euro transferime, andaj tash është koha t’i bëjnë disa largime.

Real Madridi duket se do ta largojë Dani Ceballos, që nuk është në planet e Zindineze Zidanes, ndërsa ka zgjuar interesimin e Tottenham Hostpurit.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Mesfushori 22-vjeçar u transferua te skuadra spanjolle nga Real Betisi në vitin 2017 për 17 milionë euro, derisa ka bërë 56 paraqitje në fanellën e Los Blancos në të gjitha garat.

Lexo po ashtu: Real Madridi do të investojë rreth 600 milionë, por synon t'i fitojë 300 milionë tjera nga shitja e 13-të lojtarëve – shumë yje në listë

Ceballos ka arritur që në pak ndeshje të jetë titullar, por me rikthimin e Zinedine Zidanes në Santiago Bernabeu, ai pritet të largohet.

Trajneri francez do të heq dorë edhe nga Sergio Reguilon e Marcos Llorente, që nuk kanë bindur me performancat e tyre në sezonin që lamë pas. /Telegrafi/

www.telegrafi.com