Real Madridi kërkon sulmues rezervist – pesë emra të njohur në listë

07 Nëntor 2019

Real Madridi është vënë në kërkim të një sulmues të njohur në afatin e janarit, që do të ishte mbështetje për Karim Benzeman.

Siç raporton “Defensa Central”, Zinedine Zidane dëshiron një sulmues me eksperiencë, që do ta ndihmojë ekipin të gjejë rrjetën më shpesh dhe më lehtë.

Momentalisht madrilenët kanë në tavolinën e tyre një listë me pesë emra.

Mario Mandzukic (Juventus), Edinson Cavani (PSG), Zlatan Ibrahimovic (i lirë), Olivier Giroud (Chelsea) dhe Thomas Muller (Bayern Munich), janë emrat e njohur që Reali po i kërkon.

Të pestë këta lojtarë ose janë në ikje nga skuadrat e tyre, ose janë në përfundim të kontratës.

Mbetet të shihet nëse klubi do të bëjë një dhuratë të bujshme për Zidaneb, që pret nga Florentino Perezi t’i plotësojë dëshirat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com