Real Madridi mund të detyrohet të shesë lojtarë deri në 300 milionë euro

10 Qershor 2019

Real Madridi tashmë ka bërë disa shpenzime të mëdha për sezonin e ri, e që mund të vazhdojë ende, por që Los Blancos u duhet të kthejnë baraspeshën financiare me 300 milionë euro nga shitjet e lojtarëve që aktualisht janë në skuadër.

Skuadra spanjolle aktualisht ka shpenzuar mbi 200 milionë euro, pasi ka transferuar lojtarët si, Rodrygo, Eder Militao, Luka Jovic dhe Eden Hazard.

Real Madridi po mendon t’i bëjë edhe disa transferime gjatë kësaj vere, por që janë duke u vëzhguar nga UEFA që mos të thyen rregullat financiare.

Official Announcement: @hazardeden10. #WelcomeHazard | #RealMadrid

— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) June 7, 2019

Madrilenët thuhet se janë duke tentuar ta transferojnë edhe Paul Pogba dhe Christian Eriksenin, mirëpo që fillimisht duhet t’i shesin disa lojtarë.

Lexo po ashtu: Formacioni i Real Madridit për sezonin e ri pas blerjeve të verës dhe zyrtarizimit të Hazardit, Benzema në bankë

Sipas AS, Real Madridi duhet t’i shesë së paku gjashtë lojtarë, vlera e tyre që mund të arrijë deri në 300 milionë euro në total, në mënyrë që të rikthehet bilanci pozitiv financiar.

Eder Militao ka kushtuar 50 milionë euro, Jovic rreth 60 milionë euro dhe Eden Hazard nga Chelsea, u ka kushtuar mbi 100 milionë euro, të gjitha këto pa u shitur asnjë lojtar. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan