Real Madridi ndjenë keqardhje për shitjen e Hernandez, te Milan të lumtur me paraqitjet e tij

26 Shkurt 2020

Shumë media në Spanjë i kanë kritikuar drejtuesit e Real Madridit për largimin e hershëm të Theo Hernandez, duke e shitur atë te Milani pa menduar shumë për këtë.

Ky vendim u morë kur Paolo Maldini trokiti në derë me 20 milionë euro.

Presidenti Florentino Perez mendoi se kishte bërë mirë, duke dashur të mbledh sa më shumë para.

Theo Hernandez (Foto: Rob Foldy/Getty Images)

Tetë muaj pas këtij vlerësimi, situata ka ndryshuar pasi mbrojtësi i majtë është dëshmuar dhe ka treguar formë të lartë në Itali.

Hernandez ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Milanit këtë sezon, me gjashtë gola dhe dy asistime në të gjitha garat.

Theo Hernandez te AC Milan. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ai e ka siguruar vendin e tij në formacionin startues. /Telegrafi/

www.telegrafi.com