Real Madridi nuk do ta paguajë klauzolën e frikshme Kylian Mbappes

07 Maj 2019

Ka pasur më parë raportime se Real Madridi do të paguajë klauzolën prej 280 milionë euro të  Kylian Mbappe.

Lajmi ishte dhënë nga France Football para një muaji, por duket që Florentino Perez nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë.

Sipas El Mundo Deportivo që e citon RMC Sport, duke e parë buxhetin e klubit madrilen pagesa e tij nuk ka kuptim.

Sulmuesi 20 vjeçar vlerësohet si lojtari më i vlefshëm në botë sot, ndërsa PSG  e kishte blerë për 170 milionë euro nga Monaco në verën e vitit 2017.

Francezi ka shënuar 57 në 84 paraqitje për PSG-në.

Real Madridi ka qenë i lidhur shumë shpesh me lojtarin, por shuma e kërkuar për të nuk përkon me idetë e klubit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com