Real Madridi nuk do ta pres verën, Eriksen pritet të transferohet në janar

10 Tetor 2019

Ylli danez i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen mund të transferohet në afatin kalimtar të janarit te Real Madridi.  

Eriksen mund të lërë Spurs si transferim i lirë në fund të sezonit pasi kontrata e tij skadon me klubin londnez.

Por,  Real Madridi nuk dëshiron t’i lë asgjë rastësisë dhe do të bëjë ofertën për 27-vjeçarin para verës.

Lexo po ashtu: Agjenti i Eriksenit në bisedime me Realin për një transferim në janar

Sipas gazetës spanjolle Marca, Mbretërit do të transferojnë mesfushorin e Tottenhamit, Eriksen, në janar.

Tottenham ka pranuar që Eriksen është duke u larguar dhe do të kërkojë para për danezin në janar sesa ta humbasë atë falas gjatë verës.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe dy klubet italiane, Interi dhe Juventusi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com