Real Madridi po e vuan shumë largimin e Cristiano Ronaldos edhe pas dy vitesh – shifrat e konfirmojnë plogështinë e sulmit të mbretërve

04 Nëntor 2019

Real Madridit i mungojnë golat. Nuk është thjesht një ndjenjë, por është realitet.

Ata nuk i kanë golat që Cristiano Ronaldo i ka prodhuar dhe që nga largimi i tij, vetëm Karim Benzema ka mbetur lojtar që shënon.

Cristiano u largua në verën e vitit 2018 dhe klubi besonte që shifrat e tij do të shpërndaheshin tek emrat e tjerë, gjë që nuk ndodhi.

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Këtë verë ata shënuan me Eden Hazard, por belgu përkundër cilësive të tij, ai nuk shënon 50 gola në sezon, pasi nuk është diçka që ai e ka bërë ndonjëherë.

Ky sezon është më i dobëti që pas atij 2008/09, me gola, pasi vetëm 11.48 për qind, futen në portë.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Sezoni i dytë më i keq është i shkuari me 14.79 për qind. Me Cristiano ata ishim mbi 20 për qind.

Sulmi i Real Madridi është në vendin e 22-të në Evropë. Me 24 gola në 14 ndeshje, skuadra e Zinedine Zidane shënon çdo 52 minuta.

Manchester City kanë 20 gola më shumë se ata këtë sezon dhe e gjejnë mesatarisht rrjetën çdo 29 minuta.

Man City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Në Spanjë, Barcelona (29) dhe Villarreal (25) krenohen me shifra më të mira./Telegrafi/

www.telegrafi.com