Real Madridi rivalizon Unitedin për Salisun

12 Shkurt 2020

Real Madridi thuhet se është futur në garë për anëtarin e Real Valladolidit, Mohammed Salisu.

AS raporton se Los Blancos janë duke e mbajtur një shikim nga afër të mbrojtësit të rivalit nga La Liga.

20-vjeçari po zhvillon paraqitje impresionuese në këtë edicion dhe madrilenët i duan shërbimet e tij, mirëpo edhe Manchester United është në garë për të.

Madrilenët dhe Djajtë e Kuq janë në dijeni tashmë se klauzola e lojtarit ëhstë 12 milionë euro, shumë kjo jo e lartë për to.

Lexo po ashtu: Real Madridi vështron situatën e Sterlingut, do të tentojë transferimin e tij në verë

Mirëpo, Valladolid është e interesuar që të mbajë lojtarin në skuadër, pasi e shohin si pjesë e rëndësishme e skuadrës.

Në garë për të raportohen të jenë edhe skuadra si, Valencia, Getafe dhe Atletico Madrid, gjersa Reali e United po i prijnë garës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com