Real Madridi vazhdon të ëndërrojë transferimin e Neymarit

19 Prill 2019

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar vazhdon të mbetet ëndrra e transferimeve për klubin e madh spanjoll, Real Madridin.

Sezoni i sivjetmë ka rezultuar si i dështuar për Real Madridin, pasi nuk janë më në garë për asnjë trofe.

Mbretërit e filluan sezonin me Julen Lopeteguin, i cili u shkarkua për t’u zëvendësuar nga Santiago Solari, ndërsa argjentinasi i la vend Zinedine Zidanes.

Lexo po ashtu: Rivaldo: Neymar duhet të kthehet te Barcelona ose të transferohet te Reali

Rikthimi i trajnerit francez ka bërë që të ngjallen ndjenjat e fitoreve dhe trofeve, ndërsa me klubin po lidhen edhe emra të mëdhenj që mund të transferohen në verë.

Sipas gazetës spanjolle Marca, sulmuesi brazilian Neymar vazhdon të mbetet ëndërr e klubit mbretëror.

Neymar mund të jetë goditja e madhe e Real Madridit në verë (Foto: Marca.com)

Largimi i Cristiano Ronaldos në verë drejt Juventusit ka lënë boshllëk të madh golash te Reali dhe drejtuesit e klubit synojnë zëvendësimin e tij me Neymarin.

PSG ka probleme me UEFA-n në lidhje me Fair Play Financiar dhe mund të detyrohet ta shes brazilianin, por çmimi që Reali duhet të paguajë është së paku 200 milionë euro. /Telegrafi/  

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan