Reali dhe Barcelona në 'luftë' për shërbimet e Ruizit

09 Tetor 2019

Fabian Ruiz është duke shkëlqyer në këtë fillim sezon te Napoli.

Mesfushori po tregon formë të lartë në Serie A, derisa është bërë cak i shumë skuadra të mëdha.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Barcelona dhe Real Madridi janë në mesin e skuadrave që duan ta transferojnë anëtarin e napolitanëve.

Skuadra italiane ka bërë me dije se për t’i marrë shërbimet e Ruizit, një skuadër duhet të paguajë hiq më pakë se 130 milionë euro.

Lexo po ashtu: Barcelona ndoqi nga afër dyshen e Napolit

Mesfushori ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023, andaj Los Blancos dhe Blaugranasit duhet të ofrojnë mbi 100 milionë euro për të.

Aurelio de Lautentiis ka bërë të ditur se kanë pranuar oferta edhe për edhe për Kalidou Koulibalyn, e që janë në dijeni për presionin që kanë lojtarët nga skuadrat e mëdha që të kalojnë në radhët e tyre. /Telegrafi/

www.telegrafi.com