Reali dhe Juve pas Kantes së Chelseat

20 Mars 2019

Real Madridi dhe Juventusi kanë kontaktuar mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kanten.

E përditshmja franceze sportive, “Le 10 Sport” shkruan sot se gjigantët evropianë kanë mësuar se lojtari po e shqyrton të ardhmen te londinezët, pavarësisht se ka bërë një marrëveshje të re në fillim të këtij sezoni me The Blues.

Mesfushori francez është i pakënaqur me rolin e ri nën urdhrat e trajnerit, Maurizio Sarri dhe tashmë ia ka konfirmuar menaxhmentit të klubit.

N’Golo Kante (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Juve dhe Real kanë qenë të shpejtë për t’iu afruar agjentit të lojtarit për t’ia shprehur interesimin e tyre.

PSG gjithashtu janë të etur për ta blerë futbollistin, edhe pse Kante nuk dëshiron të shkojë në kryeqytetin francez të Parisit.

Lexo po ashtu: Nga De Gea deri te Mbappe: Zidane me projekt të ri 'Galaktikët II', formacioni i mundshëm

Për momentin, Kante po vazhdon të paraqitet për klubin e Londrës gjersa pritet të lëvizë gjatë afatit kalimtar të janarit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan