Reali e bën prioritet transferimin e Mbappes nga PSG

21 Tetor 2019

Real Madridi po e kërkon me ngulm transferimin e Kylian Mbappes.

Medias spanjolle raportojnĂ« se Los Blancos do t’i fillojnĂ« bisedimet me Paris Saint-Germianin qysh nga afati kalimtar i janarit.

Sulmuesi francez nuk do të largohet në afatin e dimrit nga Parku i Princave, mirëpo madrilenët duan që ta sigurojnë transferimin e tij për verën e vitit 2020.

Mbappe pëlqehet shumë nga Real Madridi dhe trajneri Zidane (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që raporton AS, kampioni i trefishtë evropian e ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit 20-vjeçar.

Thuhet se Mbappe e ka mendjen vetëm te transferimin në Santiago Bernabeu dhe një gjë e tillë mund të ndodhë qysh në verën e ardhshme.

Lexo po ashtu: Nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve, Mbappe largohet nga PSG-ja

Por, Real Madridi e di se do tĂ« jetĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ« t’i marrĂ« shĂ«rbimet e fituesit tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s, pasi PSG kĂ«rkon mbi 250 milionĂ« euro.

MadrilenĂ«t pritet qĂ« nĂ« janar ta transferojĂ« Christian Eriksenin nga Tottenhami pĂ«r t’i zgjidhur problemet nĂ« mesfushĂ«, mirĂ«po ende nuk ka ndonjĂ« ofertĂ« konkrete. /Telegrafi/

www.telegrafi.com