Reali favorit për ta transferua Fabian Ruizin

14 Tetor 2019

Real Madridi thuhet se është favorit për ta transferuar Fabian Ruzin nga Napoli.

Mesfushori është duke shkëlqyer në këtë sezon te skuadra italiane, andaj Los Blancos i duan shërbimet e tij.

Presidenti i napolitanëve, Aurelio de Laurentiis ka bërë me dije se ata janë të gatshëm ta shesin Ruizin, mirëpo kërkojnë 120 milionë euro.

Lexo po ashtu: Reali dhe Barcelona në 'luftë' për shërbimet e Ruizit

Spanjolli nuk po zhvillon paraqitje të mira vetëm në Serie A, pasi ai po shkëlqen edhe te ‘Furia e Kuqe’ në kualifikimet për Euro 2020.

Në garë për transferimin e 21-vjeçarit është edhe Barcelona, mirëpo Marca në të ditur se madrilenët janë favorit për ta transferuar lojtarin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan