Reali i fiksuar pas Neymar, kostoja e çmendur e operacionit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 12:20
Por pengesa PSG është mjaft e lartë

Real Madridi është i fiksuar pas brazilianit Neymar. “Galaktikët” e shikojnë sulmuesin si njeriun i cili do ta fuqizonte së tepërmi skuadrën, gjithashtu do t’i sillte përfitime nga ana ekonomike.

Braziliani do të ishte një investim i mirë për sezonet në vazhdim.  

Por sipas gazetës sportive spanjolle “Marca” nuk ka për të qenë e lehtë arritja e marrëveshjes.

Kostoja totale e operacionit do të shkojë në 400 milionë euro. Për më tepër që si fillim duhet që të bindet PSG-ja dhe presidenti Al Khelaifi, i cili nuk joshet shumë nga paratë pavarësisht ofertave dhe aktualisht nuk ka ndërmend që ta shesë yllin ekipit.

Kështu, bisedimet Real-PSG kanë për të qenë të komplikuara.

Ndjesa e bujshme! France Football përulet para Andrés Iniesta

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 19:17

Tre vjet pas Xavi-t, edhe një tjetër legjendë e mesfushës që e bëri Barcelonën e viteve 2000 një nga skuadrat më të forta të të gjitha kohërave, po i jep lamtumirën klubit blaugrana dhe futbollit evropian. Andrés Iniesta është gati të pranojë ofertën e Chongqing Lifan, klubit ambicioz kinez që do t’i hedhë në llogari “magjistarit” 30 milionë euro neto në vit.

“Don Andrés” do të lërë pas një pasuri të madhe me trofe në nivel skuadre, por asnjë arritje në planin individual, përveçse vendin e dytë në garën për “Topin e Artë” në vitin 2010 dhe vendi ne tretë në 2012. Në veçanti në rastin e parë i kanë hyrë në hak, sepse bëhet fjalë për sezonin kur Iniesta vendosi me një gol finalen e Botërorit në Afrikën e Jugut kundër Holandës, ndërsa Barça e tij ishte eliminuar nga gjysmëfinalja e Champions League kundër Interit.

Tashmë dihet, që për Topin e Artë më shumë rëndësi kanë golat se sa ndërtimi i lojës, por në mënyrë të çuditshme tani që karriera e Iniesta-s është drejt fundit, ja ku vjen në mënyrë befasuese një ndjesë direkt nga “France Football”, revista historike që zotëron trofeun e lakmuar nga të gjithë. Në fakt, drejtori i revistës Pascal Ferré ka shkruar një lloj editoriali që është më shumë një gjysmë homazhi dhe ndjese: “Ajo që kemi publikuar nuk është një editorial, është diçka për të cilën ne të gjithë te ‘France Football’ jemi ndërgjegjësuar prej disa kohësh. Për ne Iniesta nuk ishte një futbollist, por futbollisti. Bujaria e tij, loja për skuadrën, altruizmi, janë disa aspekte që e kanë privuar nga Topi i Artë. Në ta dëshmuar të gjithëve se truri është gjëja më e rëndësishme kur duhet të bëhesh një kampion”.

Më tej, ka edhe një urim i pazakontë që gjatë verës në Rusi të ndodhë një “mrekulli”, prelud i asaj që mund të ishte një çmim për karrierën: “Kur flasim për fituesit e Topit të Artë, ajo e Iniesta-s është një mungesë e dhimbshme për ne. Na mbetet veçse të shpresojmë që një paraqitje hyjnore me rastin e Kupës së Botës mund të riparojë këtë anomali demokratike”./EDS/

Ylli i Chelsea dëshiron të transferohet në Bernabeu, e ndjek dhe PSG

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 16:30

Portieri i Chelsea-t, Thibaut Courtois dëshiron të luajë për Real Madridin, konfirmon “Le Parisien”. Portieri belg konsiderohet të jetë një nga portierët më të mirë në botë dhe po mendon të largohet nga “Stamford Bridge”, nga pamundësia e Chelsea-t për të konkuruar këtë sezon, si në Angli ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Sipas “Le Parisien”, 25-vjeçari po ndiqet gjithashtu nga drejtuesit e Paris Saint-Germain, të cilët po kërkojnë të afrojë një portier, që garanton siguri. Kjo është arsyeja që shpjegon pse drejtori sportiv Antero Henrique u takua me belgun këtë sezon. Courtois është i interesuar të ndryshojë ambient, por është më i joshur nga Real Madridi, nëse ai do të largohet nga Blutë. Ish-portieri i Atletico Madrid ka qenë i lidhur me një largim për një kohë dhe ai është ende në bisedime me Chelsea-n rreth marrëveshjes së tij të re. Ai dëshiron të paguhet aq sa yjet e ekipit dhe veçanërisht Eden Hazard.

Real Madrdi kanë qenë gjithashtu i lidhur me David De Gea, ndër të tjera dhe po kërkojnë të zëvendësojnë Keylor Navas. Kohët e fundit Courtois ka deklaruar disa herë se do t’i pëlqente të kthehej në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid dhe nëse do të vinte një ofertë nga Real Madridi ai nuk do të mendohej dy herë, edhe nëse drejtuesit e Paris Saint-Germain do t’i ofronin shumë më tepër në aspektin financiar. Kampionët e Evropës janë klubi ideal për të arritur objektivat e tij dhe për më tepër Madridi është një qytet shumë i dashur për portierin 25-vjeçar. Aktualisht ai është fokusuar tek Chelsea, por si duket kampionët e Anglisë e kanë humbur garën për tu renditur në katër vendet e para, çka do t’u mundësonte atyre pjesëmarrjen në Champions dhe ky faktor mjafton që Courtois të mos pranojë të nënshkruajë një kontratë të re, por të largohet nga Londra. /ESD/

Zbulohen emrat e trajnerit dhe lojtarit më të paguar në botë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
24 Prill 2018 12:46
Do të habiteni...

Lionel Messi, do të marrë 28 milionë paund më shumë se Cristiano Ronaldo këtë sezon, pas nënshkrimit të kontratës së re prej 500 mijë paund në javë. Ylli argjentinas firmosi marrëveshjen e re nëntorin e kaluar me gjigantët katalanas, duke e bërë kështu zyrtarisht lojtarin më të paguar në botë.

Sipas shifrave më të fundit të publikuara nga France Football, pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë” është lojtari më i paguar në futbollin botëror. Ai fiton 110 milionë paund, duke përfshirë pagën bruto, shpërblimet dhe fitimet nga reklamat. Ndryshe nga rivali i tij CR7-ta, i cili do të fitojë 82 milionë paund gjatë këtij sezoni (2017-2018).

Messi ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me blaugranët deri në vitin 2021, e cila përfshin një klauzolë gjigante prej 626 milionë paund. Më tej thuhet se në të llogaritet edhe një bonos i madh nënshkrimesh prej 80 milionë paund.

Kjo marrëveshje ka bërë që Messi të renditet i pari, pas Ronaldos dhe ish-shokut të tij të skuadrës, Neymar, i cili është i treti në listën e lojtarëve më të paguar. Braziliani fiton 71 milionë paund, pas nënshkrimit të kontratës fitimprurëse me PSG-në verën e kaluar. 26-vjeçari merr 32 milionë më shumë se Gareth Bale, i cili llogarit 89 milionë paund nga kontrata e tij në Bernabeu së bashku me fitimet nga marketingu.

Në vendin e pestë është Gerard Pique. Emri i mbrojtësit të Barcelonës ishte i befasishëm në këtë listë, i cili merr 25 milionë paund. Çuditërisht asnjë lojtar i Premier League nuk ka plotësuar Top 5-shën, pavarësisht faktit që Premier League konsiderohet kampionati më i pasur në botë.

Nga ana tjetër, në listën e trajnerëve më të paguar, kryeson Jose Mourinho i Manchester United, me 23 milionë paund në këtë mandat. Pas tij vjen, trajneri i Kinës, Marcello Lippi, me 20 milionë paund, i treti argjentinasi i Atletico Madrid, Diego Simeone me 19 milionë paund dhe Zinedine Zidane i Real Madrid  (18 milionë paund) së bashku me Pep Guardiolen e Manchester City-t (17.5 milionë paund). /EDS/

Pesë lojtarët më të paguar në botë

Lionel Messi - 110 milionë paund

Cristiano Ronaldo - 82 milionë paund

Neymar - 71 milionë paund

Gareth Bale - 39 milionë paund

Gerard Pique - 25 milionë paund

 

Pesë trajnerët më të paguar në botë

Jose Mourinho - 23 milionë paund

Marcello Lippi - 20 milionë paund

Diego Simeone - 19 milionë paund

Zinedine Zidane - 18 milionë paund

Pep Guardiola - 17.5 milionë paund

VIDEO| Levante e kthen rezultatin falë sulmuesit shqiptar, çmendet stadiumi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 22:03
Dopietë brenda dy minutash

I kanë mjaftuar vetëm dy minuta Enis Bardhit që të shënojë dy gola në ndeshjen Athletic Bilbao – Levante, e vlefshme për javën e 34-t të La Liga-s në Spanjës. Skuadra vendase po mbizotëronte rezultatin me golin e Garcia-s, të realizuar në minutën e 8, por Enis Bardhi shënoi dy herë në minutat 43 dhe 45 për të kthyer shifrat në 1-2 për Levante-n. 

Dy goditje dënimi, njëri gol më i bukur se tjetri që e bëjnë Bardhin të renditet pas Messi-t dhe Ronaldo-s në Spanjë për ekzekutimet perfekte nga goditja e lirë.

Në po të njëjtin ekip me sulmuesin që zgjodhi të luajë për përfaqësuesen e Maqedonisë luan edhe Armando Sadiku, por elbasanasi nuk është preferuar në formacion nga tekniku Lopez për sfidën e sotme.

Enis Bardhi u transferua këtë verë nga kampionati hungarez te ai spanjoll. Është aktivizuar në 23 ndeshje dhe ka realizuar 6 herë në La Liga me fanellën e Levante-s në sezonin e tij të parë me këto ngjyra. Bardhi është vetëm 22 vjeç dhe e ardhmja e tij me sa shihet është e mbarë. /EDS/