Reali i Solari-t e nis me poker golash në Kupën e Mbretit (video)

31 Tetor 2018

Santiago Solari e nisi me fitore në takimin e tij të parë në krye të Real Madridit. “Galaktikët” mundën me poker golash Melilla-n në Kupën e Mbretit në të 32 e këtij kompeticioni. Golat për madrilenët u shënuan nga Karim Benzema, Marco Asensio, Alvaro Odriozola dhe Cristo Gonzalez, duke bërë që të jenë shumë afër të 16-ve të këtij kompeticioni.

Për shkak të mungesave, Solari hodhi në fushë një ekip të mbushur me të rinj, në takimin e luajtur në qytetin spanjoll që ndodhet në Afrikë. Mes fytyrave të reja ishte edhe braziliani Vinicius, i cili bindi me paraqitjen e tij.

Fitorja ka vlerë të madhe, ndërsa është e dyta në tetë takimet ë luajtura në të gjitha kompeticonet. Benzema me goli e tij është lojtari i vetëm në këtë sezon që ka shënuar në të katërta kompeticionet. Në këtë mënyrë te Reali u rikthye pak qetësi pas humbjes me manita ndaj Barçës në “Camp Nou”. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera