Reali jeton “dështimin” e parë në merkato, Pogba qëndon te United

09 Korrik 2019

Është objektivi më i rëndësishëm në merkaton e Real Madrid. Por pasi bëri pesë blerje të bujshmë, klubi “los blancos” rrezikon të jetojë zhgënjimin e madh në këtë sesion të tregut të transferimeve. Manchester United nuk ka ndërmend të privohet nga Paul Pogba, pavarësisht ofertës së çmendur që vjen nga madrilenët. Këta të fundit janë gati të paguajnë 150 milion euro për kartonin e mesfushorit francez, por kjo shifër nuk ekzalton aspak “Djajtë e Kuq”, që kërkojnë të mbajnë në skuadër kampionin e botës.

84624b1bd3664bf4c915e3d9d726dc4e

Lajmi bëhet I ditur nga e përditëshmja spanjolle “AS”. Sipas saj, ky është vendimi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Tekniku norvegjez ka bindur klubin, por edhe vetë Pogba të qëndrojë në Premier League. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta spanjolle në numrin e saj të së martës, kjo konfirmohet me faktin se francezi udhëtoi drejt Australisë, ku Manchester United ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

0 Gettyimages 1160576975

Po ashtu, për të blinduar njëherë e mirë Pogba dhe për të larguar futbollistin nga të gjitha tundimet, klubi anglez do t’i ofrojë atij një kontratë të re, e cila do ta bëjë atë futbollistin më të paguar në skuadër.
(balkanweb)

www.balkanweb.com