Reali merr një fitore që nuk sjell qetësi (video)

23 Tetor 2018

Real Madridi mori një fitoren me rezultatin 2-1 kundër Viktoria Plzen, e cila prapë nuk e largon vorbullën e stresit që e ka kapluar ekipin. Për t’i dhënë fitoren skuadrës menduan Benzema në minutën e 11 dhe Marcelo në të 56’. Braziliani shfrytëzoi festimet për t’i bërë një mesazh dashurie ekipit, e duke larguar kështu zërat se ai dëshiron të ikë te Juvja. E megjithatë, rivalët çekë u shkaktuan shqetësim madrilenëve në pjesën e dytë kur Hrosovsky e shkurtoi rezultatin në të 79’.

“Galaktikët” fituan pas 5 takimesh, por trajneri Lopetegui nuk është i qetë. Ashtu siç nuk janë tifozët që nuk binden fare nga kjo paraqitje e skuadrës. Realit i duhet ende edhe shumë punë për të qenë aty, ku të gjithë janë mësuar ta shikojnë. Hë për hë, halli i madh u zmbraps. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme sportive nga vendi e bota në kohë reale nga futbolli dhe sportet e tjera.