Reali nis që tani punën për të marrë kampionin e botës në verë

Real Madrid po përgatitet për të bërë një ofertë tek Lyon për yllin e skuadrës Nabil Fekir. 25-vjeçari ishte pranë kalimit të Liverpool gjatë verës për 60 milionë euro, por skuadra angleze u tërhoq nga marrëveshja për shkak të frikës mbi gjendje fizike të francezit.

Por qëndrimi te Lyon nuk e ka ndërprerë entuziazmin e kampionit të botës dhe deri tani ai ka shkëlqyer për Lyon në kampionat, por sidomos në fitoren 2-1 kundër Manchester Cityt në Champions League, ku edhe shënoi njërin prej golave.

Sipas të përditëshmes franceze “L’Equipe” Real po mendon ta marrë në “Bernabeu”, por për këtë duhet të përgatitet që tani, sepse deri në verë lista e skuadrave që do të pretendojnë shërbimet e francezit mund të shtohet, me Chelsean konkurrent të parë.

Sigurisht Lyon nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet në janar, kështu që vera e vitit të ardhshëm duket mundësia e vetme për të mundësuar transferimin. Gjithashtu edhe Liverpool mund të futet përsëri në garë për Fekir, por pasi shprehu habinë për faktin se nuk e dinte arsyen e vërtetë të tërheqjes së Jurgen Klopp nga marrëveshja këtë verë, francezi mund të preferojë të bëjë një tjetër zgjedhje.

Fekir nuk luajti shumë minuta në Botërorin e fituar nga Franca, pasi para tij kishte emra edhe më të mëdhenj të futbollit botëror në formacionin e Deschamps, por me aftësinë që ka për të luajtur në të dy krahët e sulmit, por edhe si organizator, ai do të ishte një “armë” shtesë për këdo skuadër./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan