Reali nuk dorëzohet për Pochettino-n e Tottenham-it

26 Tetor 2018

Te Real Madridi nuk ka qetësi. Julen Lopetegui duhet që të bëjë ende shumë punë që të mund të rikthejë qetësinë në klub, me skuadrën që po vuan të arrijë rezultatet pozitive.

Drejtuesit e “galaktikëve” gjithsesi po shikojnë alternativat në rast të shkarkimit të spanjollit, i cili ka vetëm 4 muaj në stol.

Emri i cili pëlqehet së tepërmi te madirlenët është ai i Mauricio Pochettino-s. Tekniku i Tottenham-it shikohej si njeriu ideal për të zëvendësuar Zinedine Zidane-n pas largimit në verë, por ai refuzoi të transferohej dhe zgjodhi të rinovonte për 5 vite të tjera me “Spurs-at”, ku përfiton 8.5 milionë paund në një sezon. Sigurisht që kjo e mërziti Realin, që më pas zgjodhi teknikun e Spanjës, duke shkaktuar tërmet edhe brenda kombëtares me lajmërimin për marrëveshjen me të.

Por aktualisht, klubi anglez nuk po ecën mirë. Spanjollët shpresojnë në eliminimin e shpejtë të tyre në Champions, që mund të përshpejtojë edhe largimin e Pochettino-s. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë favoriti për t’u ulur në stolin madrilen është italiani Antonio Conte. Reali është gati që të paguajë 40 milionë euro për shërbimet e italianit.

Ndërkohë një detaj interesant është bërë publik së fundmi. Në takimin ndaj Viktoria Plzen-it, që spanjollët e fituan 2-1, u desh që zyrtarët e tjerë të Realit, të bindnin presidentit Perez që të mos ta shkarkonte Lopetegui-n. Numri 1 i klubit u inatos me performancën dhe doli nga tribuna i inatosur me qëllimin për ta larguar teknikun. Por më pas ndërroi mendje. Gjithsesi, Lopetegui ndodhet në fije të perit. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.