Reali ofron Iscon dhe Marianon për Eriksenin

21 Tetor 2019

Real Madridi Ă«shtĂ« i gatshĂ«m t’i ofrojĂ« Tottenham Hotspurit, Iscon dhe Mariano Diazin nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« marrĂ« shĂ«rbimet e Christian Eriksen nĂ« janar, thonĂ« mediat nĂ« SpanjĂ«.

El Desmarque citon njĂ« raport tĂ« Diario AS se tĂ« dy lojtarĂ«t nuk janĂ« nĂ« planet e Los Blnacos dhe klubi ka vendosur t’i largojĂ« ata pĂ«r ta marrĂ« danezin.

Zinedine Zidane mendohet të jetë një admirues i lojës së Iscos, por në të njëjtën mënyrë nuk do të bllokonte një largim të tij në afatin e dimrit.

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Juventus, Milano dhe Manchester City kanë qenë në mesin e klubeve të lidhura me spanjollin,  mirëpo nuk kishte asnjë ofertë zyrtare.

26-vjeçari nuk luante nĂ«n urdhrat e Santiago Solarit – duke mos filluar njĂ« ndeshje nĂ« tĂ« gjithĂ« garat.

Isco ka një kontratë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021, por e gjeti rrjetën vetëm tre herë në 11 paraqitje në La Liga.

Në anën tjetër, raporte të shumta në Spanjë kishin lidhur sulmuesin Mariano me një largim nga Los Blancos këtë verë me Real Betisin dhe Monacon në mesin e klubeve të përfolura  të interesuar, ndërsa  El Mundo Deportivo  gjithashtu raportoi edhe për interesimin e Milanit.

Lexo po ashtu: PSG parakalon Real Madridin në garë për Eriksenin

Marseille gjithashtu thuhet se ka interes pĂ«r lojtarin ndĂ«rsa Espanyol – e cila ka humbur Borja Iglesias dhe Valencia qĂ« kishte frikĂ« se Rodrigo Moreno do tĂ« largohej, thuhet gjithashtu se janĂ« tĂ« interesuara.

Por, Real Madridi Ă«shtĂ« i gatshĂ«m qĂ« nĂ« janar tĂ« dy lojtarĂ«t t’ia ofrojĂ« Tottenhamit dhe t’i marrĂ« shĂ«rbimet e Eriksenit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan