Reali ‘provokon’ sërish Federatën e Futbollit të Spanjës

Real Madrid ka planifikuar që të bëjë prezantimin e të riut brazilian Vinicius Junior në të njëjtën ditë dhe orë kur Federata e Futbollit të Spanjës do të bëjë prezantimin e trajnerit të kombëtares Luis Enrique Martinez. Federata njoftoi pasditen e së premtes së të enjten e ardhshme në orën 13:00 do të bëjë prezantimin e trajnerit të tyre.

Pak më vonë, rreth orës 21:00, klubi Merengues në faqen e tij në internet njoftoi se në të njëjtën ditë dhe orë do të bëjë prezantimin e Vinicius. Real Madrid, pavarësisht faktit se faqja zyrtare ende nuk ka bërë konfirmimin e këtyre të dhënave, ka bërë që të ‘provokojë’ sërish Federatën e Futbollit të Spanjës.

Ky është një impuls brenda grupit të “Los Blancos” kundër organizmave të Federatës, me të cilët nuk mbajnë marrëdhënie të mira. Vendimi i Florentino Perez-it për të nënshkruar me Julen Lopetegui-n 48 orë para se Spanja të udhëtonte drejt Botëorit të Rusisë solli që Luis Rubiales të dilte menjëherë në konferencë për shtyp duke shkarkuar trajnerin. Kjo ishte dhe pika ku marrëdhëniet patën krisjen më të madhe dhe tashmë vijon që të përkeqësohet. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan