Reali synon shitjen e James Rodriguez për t’i mbledhur paratë për transferimin e Pogbas

09 Korrik 2019

James Rodriguez është duke kaluar ditët e fundit si futbollist i Real Madridit. Mesfushori kolumbian është rikthyer në Madrid pas huazimit dy vjeçar te Bayern Munichu.

Los Blancos synojnë shitjen e kolumbianit për t’i mbledhur paratë për transferimin e Paul Pogbas. Manchester Unitedi po kërkon 150 milionë funte për ta lënë të lirë të largohet ylli francez.

James Rodriguez (Foto: Kiyoshi Ota/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër Real Madrid shpreson që nga shitja e Rodriguez të fitojë rreth 40 milionë funte.

E ardhmja e mesfushorit kolumbian pritet të jetë në Serie A ku po kërkohet me ngulm nga Napoli.

Në anën tjetër Reali për ta transferuar francezin Pogba duhet ta mposhtë konkurrencën e Juventusit që gjithashtu e duan yllin e United. /Telegrafi/

www.telegrafi.com