Realit i refuzohet oferta 91 milionë euro dhe Bale në shkëmbim për Neymarin nga PSG-ja

11 Gusht 2019

Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Neymarit në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germian.

Skuadra spanjolle ka disa afate që tenton ta transferojë sulmuesin brazilian, derisa në këtë verë janë më afër se kurrë më parë, mirëpo rivalizohen edhe nga Barcelona.

Lojtari 27-vjeçar tashmë ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Parku i Princave, derisa Mundo Dportivo ka zbuluar ofertën e parë të Los Blancos.

Sipas të përditshmes spanjolle, kampioni i trefishtë evropian i ka ofruar klubit parisien 91 milionë euro dhe Gareth Balen, në shkëmbi të shërbimeve të Neymarit.

Lexo po ashtu: Reali duhet të paguajë afro 70 milionë euro për pagën vjetore të Neymarit, si edhe shumën e transferimit te PSG

Por, PSG e ka refuzuar menjëherë ofertën e bërë nga madrilenët, pasi kanë kërkuar nga ata që në marrëveshje ta përfshijnë edhe Luka Modricin.

Real Madridi thuhet se do të tentojë ta ulë shumën e parave dhe t’i ofrojë dy lojtarët në mënyrë që ta transferoj brazilianin. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan