Rebic zyrtarisht në pronësi të Milan, por tani është Donnarumma që frikëson “Djalli”

11 Shtator 2020

Zvonimir Boban e njihte mirë dhe bëri gjithçka për ta bindur. Të shumtë ishin skeptikët sidomos pas vështirësisë së treguar nga Ante Rebic në fillim. Por kroatit i mjaftoi gjysma e dytë e sezonit për të fituar Milanin, drejtuesit dhe tifozët e tij. Kjo solli edhe përshpejtimin e blerjes së kartonit të futbollistit, që tani është plotësisht në pronësi të klubit kuqezi.

Combo.rebic.andre.silva.2019.20.1400×840

I afruar me formulë huazimi 2-vjeçare që përfshinte kalimin e Andre Silva te Eintracht Frankfurt, dy klubet kanë vendosur të finalizojnë marrëveshjen, duke blerë përfundimisht lojtarët. Të njëjtat terma financiarë për Rebic, që do të fitojë 3 milion euro në sezon. Deri tani gjërat kanë shkuar shumë mirë për Milanin në merkaton e verës. “Djalli” afroi Brahim Diaz dhe Sandro Tonali, ndërsa së fundmi zgjidhi edhe çështjen e Rebic. Por tani nis pjesa e vështirë në punën e Paolo Maldinit, që ka të bëjë me rinovimin e Gigio Donnarumma.

Donnarumma Milan1

Tratativat që kanë nisur prej javësh janë bllokuar për shkak të pretendimeve financiare të menaxherit të portierit Mino Raiola. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai kërkon 10 milion euro në sezon për Donnarumma, një shifër që tejkalon mundësitë e Milanit, pavarësisht dëshirës së madhe dhe besimit që klubi kuqezi ka te talenti i portës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com