Red Bull bën ndryshime në organikën e tij

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Mars 2018 15:37
Emëron një emër të madh

Në prag të sezonit të ri, Red Bull bëri të ditur se ish-drejtori i Inxhinierisë dhe Performancës, Pierre Wache është emëruar në rolin e Drejtorit Teknik të skuadrës. Francezi hyri në botën e Formula 1 në vitin 2001 me Michelin, dhe duke punuar për këtë firmë gomash, u promovua në vitin 2005 në rolin e Drejtorit të grupit zbatimit. Pas 2 vitesh, në 2007, duke qenë se dhe Michelin i dha fund bashkëpunimit me Formula 1, ai iu bashkua BMW-Sauber, në postin e inxhinierit të performancës , ndërsa në 2012-n ishte shefi i sektorit të teknikës, përgjegjës për performancën e inxhinierike të skuadrës. Karriera e tij vijoi në vitin 2013 me kalimin te Red Bull, ku fillimisht ishte në rolin e shefit të inxhiniersisë së skuadrës, teksa tashmë ka marrë pozicionin e drejtorit të teknikës. Nga ana tjetër postet e Rob Marshall, shefit të inxhinierisë, drejtuesit të aerodinamikës Dan Fallows, dhe inxhinierit kryesor për inxhinierinë e makinave, Paul Monaghan, mbeten të pandryshuar. Shefi Ekzekutiv i Red Bull, Christian Horner komentoi edhe këtë ndryshim: “Është pjesë e evolucionit tonë. Kam besim te ai.”

Vet Wache foli në një intervistë për “L'Equipe”: “E kuptoj shumë mirë çfarë do të thotë të marrësh këtë pozicion dhe rreziqet që ka së bashku me të. S’mund të them që nuk më frikëson, por e di dhe rezultatet që kërkohen. Dhe unë dëshiroj të tregoj që jam i aftë t’i realizoj dhe arrij ato. Nuk do të ndryshoj asgjë, por njëkohësisht duhet të punoj ndryshe” theksoi francezi. /EDS/

Formula 1 | Fernando Alonso bën polemika kundër Vettel

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 13:50
Plas debati

Franca, në shtatë ditë, për Fernando Alonso-n ishte një kryq dhe kënaqësi. Kështu që para kënaqësisë, me fitoren historike të 24 Orët e Le Mans, më pas kryqi me vendin e 16 në Çmimin e Madh të Le Castellet, duke parë tërheqjen e Stroll, Perez, Ocon dhe Gasly. Një garë që, përveç performancës së keqe të McLaren-it, do të mbahet mend për një komunikim në radio nga Fernando Alonso kundër Sebastian Vettel.

Pas ndryshimit të hundës së makinës pas parakalimit agresiv nga ferraristi, spanjolli ka provuar që të rezistojë kundër gjermanit, por në qendër të kthesës ka humbur kontrollin e MCL33-shit të tij për shkak të prekjes që pati në pjesën e përparme në krahun e majtë nga Ferrari. “U preka me Vettel. Shpresoj që të ketë dëme! Ishte një manovër idiote!”, është komenti i tij. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Formula 1 | Vettel kërkon falje pas gabimit në Francë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Qershor 2018 20:57
Ferrari arriti podiumin

“Gabimi ishte i imi, e për këtë mendoj që ndëshkimi ishte i drejtë. Në fund, më pas, ato pesë sekonda kanë rënduar shumë, më vjen keq që i shkatërrova garën Bottas-it dhe është një mëkat për ne që nuk morëm një rezultat të mirë që ishte diçka e mundur. Nuk e di nëse do të kisha mundësi që të fitoja, por kisha një makinë të mirë dhe mund të shkoja në podium”.

Bën “mea culpa” piloti gjerman i Ferrari-t Sebastian Vettel për gabimin në nisje të Çmimit të Madh të Francës që i kushtoi garën pilotit finlandez të Mercedes Valtteri Bottas.

“Bëra një nisje të mirë, më të mirën mes të treve, por nuk kisha më hapësirë – thotë Seb – kërkova që të dilja nga pista por nuk mund ta bëja, ishte një gabim i imi, mora një ndëshkim dhe më pas e arkëtova. Mëkat sepse makina po shkonte mirë në garë, mund të arrija më lartë”. Dhe në fund, në xhiron e rikthimit, gjermani i ka kërkuar falje skuadrës në radio.

Krenaria e Ferrari-t është shpëtuar nga Kimi Raikkonen, i cili u rendit i treti: “Ishte një nisje kaotike, kërkova që të mbaja krahun e jashtëm në kthesën e parë por u ngadalësova dhe humba disa pozicione. Por, arrita që t’ia dal për të rikuperuar duke shtuar edhe më shumë. Podiumi arriti pas një rikthimi të mirë, me një hap shumë të gjatë. Gjërat shkuan mirë, patëm shumë shpejtësi dhe kjo më ka lejuar që të vendosesha në podium”. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Formula 1 | Hamilton i magjishëm, fiton Çmimin e Madh të Francës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Qershor 2018 17:57

Lewis Hamilton ka regjistruar kohën më të mirë në garën për Çmimin e Madh të Francës duke e fituar atë. Pas “pole position” numër 75, britaniku bën për vete fitoren numër 65 në karrierën e tij. Piloti i Mercedes rimerr vendin e parë në botërorin e Formula 1 duke zbritur nga “froni” gjermanin Sebastian Vettel që pas incidentit në kthesën e parë të garës duke u përplasur nga piloti i Mercedes Valtteri Bottas, u detyrua që të shkonte në “pit stop” për të ndryshuar hundën e makinës.

Hamilton la pas Max Verstappen me Red Bull dhe në vendin e tretë në podium u vendos finlandezi i Ferrari-t Kimi Raikkonen, i cili rikuperoi disa vende nga starti i garës. Pas finlandezit të Ferrari-t u rendit një tjetër Red Bull, Daniel Riciardo, ndërkohë që në vendin e pestë u pa gjermani Sebastian Vettel.

Në vendin e gjashtë u rendit Magnussen me Haas, ndërsa në vendin e shtatë Mercedes me Valtteri Bottas. Dy pilotët e Renault, Sainz dhe Hulkenberg. Në vendin e dhjetë, që merr vetëm një pikë u pozicionua Leclerc me Alfa Romeo Sauber. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Motocross/ Cairoli i hap sfidë legjendës Valentino Rossi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Qershor 2018 17:01
Luhet titulli

Kampioni i shumëfishtë në motocross Tony Cairoli i hap sfidë Valentino Rossi-t: kush do të arrijë i pari në dopioshifrën e botërorit? “Valentino ka bërë historinë e motoçiklizmit në Itali – ka thënë Cairoli – dhe falë tij kemi pasur edhe në në motocross më tepër vëmendje në nivelin mediatik. Ai do të bëjë të tijën, nëse jo këtë vit, vitin e ardhshëm do të kërkojmë që të bëjmë pak garë se kush do të arrijë që të fitojë dhjetë tituj botëror”. Tony Cairoli, përherë e më afër fitimit të titullit të dhjetë botëror, ku rekordin absolut e mbaj Stefan Everts, duke rinovuar sfidën “Të gjithë italiane” ndaj Valentino Rossi-t.

Nëntë herë kampioni i botës në motocross të dielën ishte prezent në Villa Borghese, në Romë, mikpritës i Red Bull Soapbox Race 2018, garë e hapur për publikun dhe pilotët amatorë të makinave të punuara me dorë.

Distanca që ndaj Cairoli-n nga Jeffery Herlings është vetëm 12 pikë pas suksesit të fundit të arritur në botëror. “Objektivi është rikuperuar – ka sqaruar siciliani – ne bëjmë përherë gjithçka. Kampionit është ende i gjatë dhe shpresojmë që të na shkojë përherë në podium dhe të jemi konstant. Më pas në fund të vitit do të shihet çdo gjë”. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.