Redknapp: Unitedit i nevojitet Bale

20 Maj 2019

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Harry Redknapp i ka kërkuar Manchester Unitedit të lëvizë për sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale.

Largimi i Bale nga Real Madridi pritet të ndodh dhe konfirmimi tashmë ka ardhur të dielën pasi menaxheri Zinedine Zidane e mënjanoi atë për ndeshjen e fundit të sezonit në humbjen 2-0 nga Real Betis.

Ky mënjanim thuajse ka konfirmuar largimin e yllit uellsian dhe ish-trajneri i tij, Redknapp e ka këshilluar Balen për destinacionin e radhës.

Lexo po ashtu: Zidane pas humbjes nga Betisi: Bale nuk do të kishte luajtur edhe po t'i kisha katër zëvendësime

“Kushdo që e transferon do të nënshkruajë një lojtar fantastik”, ka thënë fillimisht Redknapp për Daily Mail.

Redknapp dhe Bale gjatë kohës te Tottenhami (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Te çdo klub që ai mund të shkojë mund të bëjë ndryshimin – ai mund të kthejë gjërat në favor”.

“Ai do të ishte një nënshkrim i madh për këdo – Man United mund të transferojë atë”.

Lexo po ashtu: Bale drejt rikthimit në Ligën Premier, Reali nuk llogarit në shërbimet e tij dhe është gati ta ulë çmimin e lojtarit

“Nuk ka asnjë klub, ku ai nuk do të kishte ndikim masiv. Mendoj se ai është një talent i pabesueshëm”.

“Kushdo që merr Bale do të godas. Nëse është Spurs, Man United, kushdo qoftë, do të ishte një nënshkrimi i mrekullueshëm për ta”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan