Refuzohet edhe oferta e dytë e Bayernit për Dest, Ajaxi i thotë Bavarezëve ta rritin ofertën

11 Shkurt 2020

Bayern Munich nuk ka arritur ta bind Ajaxin as me një ofertë të dytë për ta lënë të lirë talentin Sergino Dest.

Mbrojtësi i djathtë amerikan është bërë objektiv i kampionëve në fuqi të Gjermanisë që duan afrimin e tij.

Bavarezët kishin provuar fillimisht me një ofertë prej 20 milionë euro, që ishte hedhur poshtë nga Ajaxi.

E kampionët e Holandës kanë refuzuar edhe ofertën e dytë të Bayernit prej 26 milionë eurove.

Sergino Dest. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ajax i ka bërë të qartë bavarezëve se do ta lejojnë largimin e yllit të tyre vetëm nëse ofrohen 30 milionë euro dhe pesë të tjera në formë bonusesh.

Mbetet të shihet tani nëse Bayerni do të rrisë edhe më shumë ofertën për ta realizuar këtë transferim.

19-vjeçari Dest është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pasi në 26 takime ka shënuar dy gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/

www.telegrafi.com