Reja e nis me “halle” te Shqipëria, klubi italian i prish planet

16 Prill 2019

Edi Reja pritet që të marrë për pak orë, drejtimin edhe zyrtarisht të Kombëtares shqiptare. Si ndihmës të tij, tekniku italian kishte zgjedhur edhe Alesandro Kalorin, një ish-mbrojtës i njohur në Itali, tashmë në rolin e trajnerit.

Por, nga Italia raportohen probleme me Kalorin. Siç shkruan portali i gazetarit të njohur, Xhanluka Di Marcio, ky i fundit, është shkarkuar nga ekipi i Ternanës në Serinë C, por është ende nën kontratë, dhe palët nuk janë zgjidhur ende zyrtarisht.

Kalori, që ishte i pranishëm bashkë me Rejan në Shkodër, në ndeshjen ndaj Turqisë, tashmë do duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin e Ternanës, që të jetë i lirë të nisë punën si zëvendës i Rejas tek Shqipëria, ose ndoshta mund të mendohet edhe një afrim i Ervin Bulkut në këtë post, tashmë një pjesë e rëndësishme e stafit të Kombëtares, teksa pas shkarkimit të Panuçit, mbajti edhe detyrën e trajnerit provizorisht./Panoramasport

www.balkanweb.com