Rekord golash, por e kaluara nuk na ndahet, njihuni më shifrat e Shqipërisë në “Euro2020”

18 Nëntor 2019

4 fitore, 1 barazim, 5 humbje, 13 pikë në total në 10 ndeshje. Përpara sfidës kundër Andorrës, Shqipëria kishte mundësinë për të siguruar një rekord pikësh, të thyente rekordin në “Euro2016”, ku u kualifikuam me 14 pikë, pikërisht ai barazim të lë një shije më të hidhur se sa humbja kundër Francës. Në fund e mbyllim në vendin e 4-ët duke lënë pas vetëm Andorrën dhe Moldavinë.

Grupi

Vështirë të thuash se në shifra ky ishte një edicion pozitiv, pavarësisht se në grup kishin rivalë si Franca, Turqia dhe Islanda, në fund jemi po aty ku kemi qenë shpesh në të kaluarën. Ajo që të ngroh dhe të jep besim është fakti që kuqezinjtë kanë shënuar 16 gola në 10 ndeshje, më shumë se një gol për ndeshje, diçka që Shqipëria nuk e kishte arritur kurrë më parë. Jemi ekipi i tretë grup për numrin e golave të shënuar, në këtë pjesë kemi lënë pas edhe Islandën.

Shqiperia (3)

Në këtë edicion thyem disa rekorde, si ndeshje me më shumë gola të shënuara në kualifikuese, brenda dhe jashtë, me katër gola mposhtëm Islandën dhe Moldavinë, të patën kemi përmirësuar shumë në këtë aspekt, mund të themi se Shqipëria di të shënoj. Ajo që të shqetëson është fakti që Shqipëria gjithashtu ka pësuar shumë, 14 gola në 10 ndeshje, më shumë se një gol për ndeshje.

Edi Reja

Problemin më të madh që ka pasur Edi Reja ka qenë pikërisht mbrojtja, këta na e konfirmoi edhe Andorra, pas nëntë vitesh shënuan një gol, më saktë dy, në një transfertë. Të gjithë këto shifra do të analizohen me kujdes, tani Reja do të ketë më shumë kohë për korrigjuar këto detaje dhe për të shpresuar në të ardhmen në një pozicionim më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com