Rekordet e Allegrit, lë prapa trajnerët ikonikë

20 Prill 2019

Massimiliano Allegri është bërë trajneri i parë që fiton pesë tituj radhazi të Serie A.

Juventusi e fitoi titullin e tetë radhazi në kampionatin italian (tre të tjerët nën drejtimin e Antonio Contes) pas fitores ndaj Fiorentinas në Allianz Stadium.

Massimiliano Allegri (Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

Krahas suksesit ekipor, ky sukses natyrisht se është edhe një arritje individuale për trajnerin e Zonjës së Vjetër.

Lexo po ashtu: Juventus

Ai tashmë është bërë trajneri i vetëm që e ka fituar pesë herë rresht tiullin e kampionit në Itali, ndërsa ky është trofeu i gjashtë në këtë garë (pas suksesit të arritur edhe me Milanin).

Vetëm legjenda Giovanni Trapattoni tash është para Allegrit me shtatë tituj të fituar në karrierë, teksa trajneri aktual i Juves i ka kaluar ish-trajnerët Bianconerëve, Fabio Capello dhe Marcello Lippi, të cilët kanë fituar nga pesë tituj. /Telegrafi/

www.telegrafi.com