Renditja e FIFA/ Brazili rikthehet në majë

Brazili është ekipi më i fortë në botë sipas FIFA.Verdhejeshilët janë në krye të renditjes së FIFA me 1604 pikë, duke lënë pas kampionët në fuqi të botës, Gjermaninë, që aktualisht ndodhen në vend të dytë me 1549 pikë.Në vend të tretë, një tjetër ekip amerikano-latin, Argjentina, që ka grumbulluar 1399 pikë.Më pas vjen Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me 1329 pikë, e ndjekur nga Polonia me 1319.Ky është rezultati më i mirë në historinë e tyre në futboll për këto dy shtete, ndërsa Portugalia ka humbur dy vende, duke shkuar e gjashta me 1332 pikë.Dhjetëshja më e mirë kompletohet nga Kili (1250), Kolumbia (1208), Belgjika (1194) dhe Franca me 1157 pikë.Duhet thënë se Spanja ka zbritur në vend të 11-të me 1114 pikë, e ndjekur nga Italia me 1059 pikë.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan