Rennes vazhdon interesimin për Vedat Muriqin

23 Qershor 2020

Vedat Muriqi duket se pas përfundimit të sezonit aktual do të ndryshojë ambient.

Kështu së paku raportojnë mediat turke të bazuara në burimet e brendshme të klubit të Fenerbahçe.

Shtatlarti prizrenas po vazhdon të kërkohet nga skuadra franceze e Rennesit, e cila ka në plan të krijojë një ekip edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm.

Fotomaç shkruan se francezët janë të gatshëm të ndajnë deri në 13 milionë euro për reprezentuesin e Kosovës, i cili ka pasur paraqitje të mira me klubin turk.

Sulmuesi 26-vjeçar është i interesuar që të luajë në ndonjë klub që do të paraqitet sezonin e ardhshëm në ligën më të fortë evropiane për klube, atë të Kampionëve, ku Rennesi e ka siguruar një vend në këtë garë.

KujtojmĂ« se pĂ«r t’i siguruar shĂ«rbimet e prizrenasit kanĂ« shprehur interesim edhe anglezĂ«t e Tottenham Hotspurs e Burnley si dhe klubi italian i Lazios.

Ndryshe, Muriqi këtë sezon ka arritur të realizoj 16 gola dhe ka pasur gjashtë asistime në të gjitha garat me Fenerin. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com